Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti i rëndë në Skrapar, nxënësit: “Përjetuam një tmerr, mjeti u rrotullua 4 herë dhe…”

Aksidenti i rëndë në Skrapar, nxënësit: “Përjetuam një tmerr, mjeti u rrotullua 4 herë dhe…”
March 13
13:59 2018

Një grup prej 26 nxënësish që po udhëtonin me minibus drejt shkollës ku zhvillojnë edhe mësimin kanë pësuar një aksident dhe kanë përjetuar disa momente tmerri dhe paniku një ditë më parë, në Skrapar.

“Ballkanweb” ka bërë të mundur kontaktin me disa nga nxënësit që ndodheshin në momentin e aksidentit dhe ka marrë dëshmitë e tyre.

Në spitalin e Beratit po marrin mjekim dy nga nxënëset që u lenduan, Erika dhe Anxhela. Ato rrëfyen se mjeti ka dalë nga rruga në momentin që shoferi humbi kontrollin dhe u rrotullua disa herë, për të përfunduar më pas në përrua.

Një ditë më parë, familjarët e nxënësve kanë thënë se shoferi kishte tentuar një parakalim në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa ekspertiza paraprake e policisë ka treguar se minibusi kishte pësuar një defekt teknik.

Shoferi i minibusit tashmë është arrestuar, pasi akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në aksident u lënduan 11 nxënës, të cilët pas mjekimit janë kthyer në shtëpi, ndërsa tre të tjerë vijojnë të qëndrojnë në spital, dy në Berat dhe një vajzë e cila është në gjëndje më të rënduar, në Tiranë. /Blitz.al/

 

Shperndaje