Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti i rëndë në Shkodër, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Aksidenti i rëndë në Shkodër, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur
March 15
15:36 2019

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Koplik. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplikut të Sipërm, rreth orës 12:00. Mjeti i tipit “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” e më pas ka përfunduar në mes të arës.

Nga aksdienti ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Gazetari Senad Nikshiqi ka raportuar për “BalkanWeb” se viktima është identifikuar si Nikola Sokoli, i moshës 26 vjeçare, ndërsa të plagosurit janë Eduart Haxhiaj, 42 vjeç dhe Lekë Malota 59 vjeç. Ata ndodhen në spital në gjendje jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi nga policia:
Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volksëagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe. Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Komento
Shperndaje