Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë, përplasen dy makina

Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë, përplasen dy makina
August 25
13:35 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Thanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme dhe tronditje tek personat që kanë qenë brenda makinave.

Në përplasje janë përfshirë një makinë me targa të huaja (Ohri i Maqedonisë) dhe një makinë me targa shqiptare. Makina me targa të huaja ka pasuar dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje