Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror, zbardhet autopsia e dy pilotëve

Aksidenti ajror, zbardhet autopsia e dy pilotëve
April 15
18:38 2016

Pak ditë pas rrëzimit të helikopterit në Liqenin e Shkodrës ku mbetën të vdekur dy pjesëtarë të ekuipazhit dhe u plagos një i tretë, ekspertët mjeko-ligjor kanë dorëzuar në Prokurori raportin për shkakun e vdekjes së pilotëve.

Referuar autopsisë, kapiteni Floran Delia ka humbur jetën si pasojë e mbytjes, për shkak se ishte i lidhur me rripat e sigurimit, ndërsa togeri Donald Hoxha ka gjetur vdekjen si pasojë e një goditje në qafë.

Sa i përket rrëzimit të helikopterit, nga këqyrja e tij dhe mënyra se si helikopteri ka rënë, dyshohet se shkak mund të jetë bërë një gabim njerëzor i dy pilotëve gjatë manovrave. Kjo, e përcaktuar dhe nga  thyerja e pjesës së pasme të mjetit fluturues që i ka mundësuar Gerald Baramuçës të shpëtojë duke notuar. Megjithatë, konkluzioni përfundimtar pritet të zbardhet pas këqyrjes së kartës së kamerës regjistruese të helikopterit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje