Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror, prokuroria nis procedimin penal: Lëvizja, pa ndonjë shkak të ligjshëm

Aksidenti ajror, prokuroria nis procedimin penal: Lëvizja, pa ndonjë shkak të ligjshëm
April 09
16:04 2016

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal për dyshimet se janë shkelur rregullat e fluturimit ajror dhe për lëvizje të trupave ushtarake pa shkak të ligjshëm. Një burim për “TCH” shprehet se këto vepra parashikohen në Kodin Ushtarak, përkatësisht sipas Neneve 48 dhe 83 të Kodit Ushtarak.

Ndërkaq, nuk dihet ende se përse helikopteri EC145, me ekuipazh dy dëshmorët Floran Deliaj dhe Donald Hoxha dhe të mbijetuarin Gerald Baramuça, është ngritur nga baza e Farkës dhe as itinerari i saktë i tij.

Bëhet me dije se Prokuroria e Shkodrës ka përfshirë në hetime edhe Prokurorinë e Tiranës, të cilës i është kërkuar të kryejë disa veprime hetimore, konkretisht marrja e dokumentacionit në bazën ajrore të Farkës dhe në qendrën e kontrollit të raportimit në Rinas.

Ende mungon dëshmia e të mbijetuarit Baramuça, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pavarësisht raportimeve të ushtrisë se helikopteri u nis bazuar në një program të planifikuar dhe miratuar më parë, nuk dihet se kush ishte piloti kryesor, përgjatë cilit korridor ajror fluturonte dhe cilat janë shkaqet e rrëzimit të tij.

Etiketimet
Shperndaje