Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror, nxirren pjesët e mbetura të helikopterit

Aksidenti ajror, nxirren pjesët e mbetura të helikopterit
April 10
14:03 2016

Katër ditë pas rrëzimit të tij, mësohet se janë nxjerrë plotësisht të gjitha pjesët e mbetura të helikopterit. Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e plotë të helikopterit në prani të ekspertëve të huaj dhe Policisë Ushtarake.

Mësohet se pjesët e mbetura u nxorrën me anë të një vinçi dhe pritet të transportohen drejt Tiranës.

Një ditë më parë u nxorr nga liqeni kutia e zezë, pjesërisht e dëmtuar. Pajisja do t’u nënshtrohet kontrolleve për të zbuluar bisedat mes pilotëve dhe detaje të tjera.

Etiketimet
Shperndaje