Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror në Shkodër, mbërrin në Gjermani karta e kamerës së helikopterit të rrëzuar

Aksidenti ajror në Shkodër, mbërrin në Gjermani karta e kamerës së helikopterit të rrëzuar
April 25
12:03 2016

Karta e kamerës së helikopterit që u rrëzua disa javë më parë në liqenin e Shkodrës, ka mbërritur në Gjermani ku pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës.

Ekzaminimi do kryhet nga kompania gjermane “BFU” e cila do përcaktojë shkaqet e aksidentit ajror, si dhe do të shohë momentet e fundit përpara përplasjes.

Ndërkohë vijojnë hetimet për ngjarjen, ku krahas Prokurorisë së Shkodrës është organizuar edhe ajo e Tiranës. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Tiranës  kanë sekuestruar  të gjitha materialet dhe dokumentacionin lidhur me helikopterin e rrëzuar në liqenin e Shkodrës.

Helikopteri u rrëzua në 6 prill në liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën dy pilotë të FA-së dhe mbeti i plagosur një ushtar.

Etiketimet
Shperndaje