Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror në Liqenin e Shkodrës, një difekt teknik, gabim njerëzor apo kombinim i të dyjave?

Aksidenti ajror në Liqenin e Shkodrës, një difekt teknik, gabim njerëzor apo kombinim i të dyjave?
April 11
23:45 2016

Pak ditë pas aksidentit ajror në Liqenin e Shkodrës, ku mbetën të vdekur kapiteni Floran Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, vijon të mbetet e dyshimtë rënia e helikopterit dhe çfarë ndodhi deri para momentit të shpërthimit.

Sipas ish-drejtorit të Operacioneve të Fluturimeve në Rinas, Dritan Goxhaj, rrëzimi i helikopterit EC145 mund të jetë një gabim njerëzor, një defekt teknik ose ndoshta një kombinim i të dyjave. I pyetur lidhur me lartësinë e fluturimit, ai ka shpjeguar se lartësia ndryshon në varësi të shpejtësisë së helikopterit.

I ftuar gjithashtu në emisionin “Opinion”, koloneli Bilbil Bitri, është shprehur se helikopteri ishte duke kryer një stërvitje rutinë ditën e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që komunikimi me bazën ka qenë I vazhdueshëm deri në orën 13:45 dhe nuk ka pasur asnjë raportim për probleme gjatë fluturimit. Duke mohuar të jepte informacione rreth të plagosurit që mundi të shpëtojë, Gerald Baramuça, koloneli Bitri shpjegoi se prania e Baramuçës në helicopter justifikohet me misionin e këtij të fundit, atë të kërkim-shpëtimit. Ai theksoi se helikopteri i rrëzuar nuk kishte ngarkesë jashtë normave të lejuara.

Komento
Etiketimet
Shperndaje