Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror, i mbijetuari Baramuça vendos hekur në krahun e thyer

Aksidenti ajror, i mbijetuari Baramuça vendos hekur në krahun e thyer
April 14
09:24 2016

Ushtari Gerald Baramuça është i mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror të shënuar rreth një javë më parë në Liqenin e Shkodrës. Mësohet se ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak, duke iu vendosur hekur në krahun e majtë.

Baramuça qëndroi dy orë në reanimacion, pasi kishte pësuar thyerje në krah dhe parakrah, shkruan “Gazeta Shqiptare”. “Kam thyerje në krahun e majtë. Kam edhe këto gërvishtjet e vogla në fytyrë (tregon shenjën afër hundës dhe një në kokë)”, – është shprehur 23-vjeçari.

Pavarësisht këtij dëmtimi dhe gërvishtjeve në fytyrë, gjendja shëndetësore e tij paraqitet e mirë. Gerald Baramuça arriti të mbijetojë pas rrëzimit të helikopterit EC145 gjatë një fluturimi rutinë stërvitor. Si pasojë e ngjarjes tragjike, humbën jetën kapiteni, Floran Deliaj, 43 vjeç si dhe togeri Donald Hoxha, 28 vjeç.

Komento
Etiketimet
Shperndaje