Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror, homazhe në nderim të pilotëve. Kuvendi mban 2 minuta heshtje

Aksidenti ajror, homazhe në nderim të pilotëve. Kuvendi mban 2 minuta heshtje
April 07
10:36 2016

Një ditë pas aksidentit ajror, janë zhvilluar homazhe në nderim të dy Dëshmorëve të Atdheut, Floran Delia dhe Donald Hoxha. Kapiteni Delia dhe Togeri Hoxha humbën jetën ditën e djeshme nga rrëzimi i helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe.

Homazhet në nderim të tyre do të zgjasin deri në orën 14:30, trupat e të cilëve do prehen në Varrezat e Dëshmorëve.

Në nderim të tyre, Kuvendi i Shqipërisë mbajti dy minuta heshtje. Fjalën e mori e para Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila kërkoi nga deputetët që të mbanin dy minuta heshtje në nderim të viktimave.

nderim

Komento
Etiketimet
Shperndaje