Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti ajror, helikopteri pati defekt në bisht

Aksidenti ajror, helikopteri pati defekt në bisht
April 10
07:45 2016

Teksa pritet që grupi hetimor, në përbërje të të cilit janë ekspertë të firmës “Eurocopter” dhe amerikanë, të bëjë analizimin e plotë të kutisë së zezë për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit ajror, dyshohet se shkaku ka qenë një defekt në bishtin e helikopterit.

Deri tani është bërë e ditur se helikopteri i Forcave të Armatosura kishte probleme në pjesën e bishtit. Për këtë, dy pilotët tentuan ta ulin mjetin mbi liqen duke menduar se do të hapeshin jastëkët që do e mbanin atë mbi sipërfaqen e ujit, por jastëkët nuk u hapën.

Regjistrimet e kutisë së zezë, e cila u nxorr ditën e djeshme e dëmtuar, do të zbulojnë shkaqet e vërteta të aksidentit ajror dhe bisedat mes dy pilotëve.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën kapiteni Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Gerald Baramuça, që mendohet se është hedhur nga helikopteri në momentin që mjeti fluturues humbi drejtimin.

Etiketimet
Shperndaje