Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentet rrugore, INSTAT: Rritje dramatike, më shumë femra të plagosura

July 06
10:31 2016

...

Nga një raport i INSTAT për aksidentet rrugore gjatë tre mujorit të parë të vitit mësohet se numri i tyre ka arritur në 421, duke pësuar një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë.

Nga këto aksidente janë shkaktuar 54 viktima (45 meshkuj dhe 8 femra), një rritje prej 3.8% në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2015. ““Numri i personave të plagosur është 500, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur 3,3 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, numri i personave të plagosur femra është rritur 11,3 %, ndërkaq tek meshkujt ky tregues nuk paraqet ndryshim”, citohet në Buletini Statistikor të tremujorit të parë të Institutit të Statistikave.

Në raport thuhet se nga 421 aksidente, 354 kanë ndodhur për faj të drejtuesve të mjeteve, ndërsa 67 për faj të këmbësorëve. 199 aksidente janë shënuar në rrugët urbane, 154 në rrugët interurbane, 47 në rrugët lokale dhe 21 nëpër autostrada.

Burimi: Syri.net

Komento
Etiketimet
Shperndaje