Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentet rrugore, Haxhinasto: Shqipërisë i nevojiten 300 mln € investime në sinjalistikë

Aksidentet rrugore, Haxhinasto: Shqipërisë i nevojiten 300 mln € investime në sinjalistikë
May 28
16:45 2016

Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi se Qeveria shqiptare ka bërë investime që do ndryshojnë tërësisht cilësinë e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, megjithëse nevojiten ende 300 milionë euro për tu investuar tërësisht.

“Ky projekt do të ndryshojë cilësisht sinjalistikën dhe sigurinë në këtë aks”, referuar segmentit Elbasan-Librazhd. “Shqipëria ka nevojë për rreth 300 milionë euro për të investuar në sinjalistikë.”, u shpreh ai.

Ministri së bashku me nxënës të shkollës “Vasil Kamami”, pastruan në mënyrë simbolike sinjalistikën e dëmtuar të rrugës Elbasan-Librazhd.