Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentet në punë, ISHP jep shifrat: Në gjashtë muaj, 25 vdekje

Aksidentet në punë, ISHP jep shifrat: Në gjashtë muaj, 25 vdekje
August 19
13:28 2019

Java që shkoi shënoi një ngjarje tragjike, ku dy punëtorë humbën jetën teksa punonin në skelat e ndërtimit. Pas ngjarjes, ka ardhur dhe një reagim nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Në një deklaratë për mediat, ky institucion theksoi se pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba. Duke folur me shifra, përfaqësuesi i ISHP-së tregoi së në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar gjithsej 90 aksidente, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën:

“Skela ‘Syla’ dhe firma ‘Xhimi’ janë në proces hetimi. Konkretisht Skela ‘Syla’ është inspektuar 16 herë dhe ka marrë gjoba. Firma ‘Xhimi’ nuk ka pasur asnjë inspektim më parë. Punëtorët që humbën jetën ishin të siguruar. Në gjashtë muajt e fundit janë shënuar 90 aksidente në punë, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.”

Burimi: BalkanWeb

 

Komento
Shperndaje