Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tragjik në Tropojë, një tjetër femër humbet jetën

Aksident tragjik në Tropojë, një tjetër femër humbet jetën
April 24
10:26 2016

Një shtetase ka mbetur e vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë shënuar ditën e sotme në fshatin Mehajan, Tropojë. Automjeti me tre persona humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetësja Sheqere Memia dhe janë plagosur Valbona Memia dhe Ahmet Ukshini. Valbona Memia, e cila është në gjendje rreziku për jetën, pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës, për marrjen e ndihmës më të specializuar mjekësore. Ky është aksidenti i dytë shënuar ditën e sotme, ku humb jetën një femër, pas atij të shënuar në Pogradec me pasojë vdekjen e një 23-vjeçareje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje