Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, një person humb jetën

June 11
11:10 2016

...

...
Picture 1 of 1

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një shtetas.

Makinat janë përplasur në aksin rrugor Rrëshen- Rubik dhe mendohet që shkaku kryesor  të ketë qenë parakalimi i gabuar.

Si pasojë e përplasjes  ka humbur  jetën shtetasi  Melazim Bytyqi dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona, shtetasi  me inicialet B.M 36 vjeç dhe një fëmijë 6 vjeç.

Komento
Shperndaje