Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tragjik në Rrogozhinë, humb jetën 25-vjeçari

Aksident tragjik në Rrogozhinë, humb jetën 25-vjeçari
August 29
14:00 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë, me pasojë vdekjen e një të riu.

Ngjarja është shënuar te rreth-rrotullimi i Rrogozhinës, ku ka humbur jetën një 25-vjeçar.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se një rimorkio është përplasur me një mjet tip “Fiat Punto”.

Mjeti rimorkio drejtohej nga shtetasi G.S., 37 vjeç, i cili ka përplasur mjetin me drejtues M. Zh.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Nga një video e publikuar duket mjeti i shkatërruar plotësisht. /Blitz.al/

(Foto ilustruese)

Komento
Shperndaje