Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tragjik në Prishtinë, 4 persona humbasin jetën, 1 tjetër në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Prishtinë, 4 persona humbasin jetën, 1 tjetër në gjendje të rëndë
July 28
08:40 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se tre burra dhe një grua kanë humbur jetën ndërsa një pasagjere femër ka arritur të mbijetojë, por gjendja e saj raportohet e pastabilizuar në spital.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Prishtinës, ku automjeti me targa gjermane ra nga ura, ndërsa bëhet me dije se të gjitha viktimat janë nga Vitia.

Emrat e tyre nuk janë bërë ende të ditur.

Ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.

Për nxjerrjen e viktimave nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, teksa policia ka filluar hetimin e ngjarjes dhe shkakun e aksidentit. /Blitz.al/

Shperndaje