Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tragjik në Mal të Zi, humb jetën 29-vjeçari nga Tirana, plagoset rëndë miku i tij dhe 5 persona të tjerë

Aksident tragjik në Mal të Zi, humb jetën 29-vjeçari nga Tirana, plagoset rëndë miku i tij dhe 5 persona të tjerë
August 12
15:12 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet. /Blitz.al/

Shperndaje