Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tragjik në Fier, humb jetën një person

Aksident tragjik në Fier, humb jetën një person
April 10
08:50 2016

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në aksin rrugor Fier-Lushnje, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Si pasojë e ngjarjes së rëndë, raportohet se ka mbetur i vdekur një person, pasagjeri Ermal Maraj.

Ndërsa Odeon Zgjana, drejtuesi i mjetit tip “Ford” me targa AA444JO, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga informacionet e para dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështia, por edhe shpejtësia e lartë e mjetit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Komento
Etiketimet
Shperndaje