Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tek Uji i Ftohtë, vdes pasagjeri, i plagosur rëndë shoferi

Aksident tek Uji i Ftohtë, vdes pasagjeri, i plagosur rëndë shoferi
April 08
14:28 2016

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar gjatë ditës së sotme në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë në Tepelenë. Mësohet se një makinë tip “Toyota” është përplasur me një kamion, e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri dhe ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i makinës.

“Në orën 15:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër në Ujin e Ftohtë janë aksidentuar një kamion me targa KO 9450 B dhe një autoveturë me targa greke YIT 6317.

Për pasojë ka humbur jetën H.T 21 vjeç i cili ishte pasagjer në autoveturë dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi F.T 37 vjeç. Ndërsa drejtuesi i kamionit Agim Hoxhallari u shoqërua për në Komisariat.”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketimet
Shperndaje