Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident tek “Uji i Ftohtë”, 28 të plagosur, ndër ta 1 fëmijë

Aksident tek “Uji i Ftohtë”, 28 të plagosur, ndër ta 1 fëmijë
September 22
09:51 2016

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një autobus i linjës Athinë-Tiranë me 41 pasagjerë, me targa TR5631U, është aksidentuar në rrugën e kthimit nga Greqia.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesi I. S., 50 vjeç, autobusi është përplasur me bordurën anësore dhe më pas është përmbysur në rrugë. 28 persona rezultojnë të plagosur, ndër ta 1 fëmijë. Referuar deklaratës së mjekut Roland Karalli, në spital janë paraqitur 31 persona, ndër ta vetëm 15 janë shtruar në spital ndërsa të tjerët janë larguar pas marrjes së mjekimit të nevojshëm.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer shoqërimin e drejtuesit të mjetit. Po hetohen shkaqet e aksidentit dhe  paraprakisht dyshohet për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë. /Blitz.al/

Shperndaje