Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident rrugor, plagoset një tjetër punonjës policie

Aksident rrugor, plagoset një tjetër punonjës policie
September 29
12:29 2016

Një tjetër punonjës policie ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të shënuar në Mullet, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një ndër mjetet që u përplas drejtohej nga punonjësi i policisë, D. Kasana, që mbeti i plagosur.

Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës shëndetësore të nevojshme, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Kasana punon tek instituti i qenve.

Pak ditë më parë, disa policë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në Kamës. Njëri prej tyre ndërroi jetë pasi nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje