Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident rrugor në Tiranë-Durrës, ndërron jetë 20-vjeçarja

Aksident rrugor në Tiranë-Durrës, ndërron jetë 20-vjeçarja
September 23
17:37 2016

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase 20-vjeçare me iniciale J. P.

Bëhet e ditur se një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Rodens Porja, 19 vjeç, është përplasur një ditë më parë me një tjetër mjet tip “Ford”, në të cilin udhëtonin tri femra.

Viktima ishte pasagjere në automjetin ky dy shtetaset e tjera mbetën të plagosura. Të plagosurat janë identifikuar si shtetaset L. J. 51 vjeç, drejtuese e mjetit, si dhe R. J. 21 vjeçe, pasagjere.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer arrestimin e shtetasit 19-vjeçar. /Blitz.al/

Shperndaje