Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident pranë stadiumit “Dinamo”, përplaset këmbësorja

Aksident pranë stadiumit “Dinamo”, përplaset këmbësorja
September 10
08:20 2019

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, me pasojë plagosjen e një personi.

Sipas policisë, një këmbësore është përplasur nga një makinë tip “Benz C Class”, në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë stadiumit “Dinamo”. Mjeti drejtohej nga shtetasja M. Y., e cila është shoqëruar në komisariat. Fatmirësisht këmbësorja e aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak nga policia:

Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese  shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share