Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident pranë Rinasit, makina përplas biçikletën, 1 i vdekur

Aksident pranë Rinasit, makina përplas biçikletën, 1 i vdekur
November 23
08:46 2016

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën e Rinasit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një automjet tip Benz, i drejtuar nga një shtetase femër, ka përplasur një person që rrugëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen.  Nuk mësohet ende nga policia identiteti i viktimës.

Edhe pse ambulanca ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, personi i dëmtuar, për shkak të plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë mbi ngjarjen.  Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje