Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Velipojë, vdesin dy shqiptarë dhe dy italianë

Aksident në Velipojë, vdesin dy shqiptarë dhe dy italianë
August 02
09:24 2016

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku katër persona kanë humbur jetën. Burime të policisë kanë bërë me dije se automjeti me targa AA767HF ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në kanalin e Hidrovorit në Velipojë.

Si pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas shqiptarë dhe 2 italianë, ndër ta një femër dhe tre meshkuj. Viktimat janë identifikuar si: Besmir Kola 29 vjeç, Artenisa Peraj 24 vjeçe, Giorgio Angelo 25 vjeç dhe një italian ende i paidentifikuar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje