Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autobusi me nxënës përplaset me një automjet, 5 fëmijë të plagosur

Autobusi me nxënës përplaset me një automjet, 5 fëmijë të plagosur
June 26
16:47 2016

Një aksident është shënuar në Qafën e Muzinës, ku autobusi me studentë me targa AA655KU është përplasur me një automjet me targa të huaja KYB 3616. Mësohet se autobusi me nxënës nga Tirana ishte duke u kthyer nga qyteti i Sarandës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 8 persona, ndër ta 3 të rritur dhe 5 fëmijë që ndodheshin në automjetin e vogël. Ndërkaq, raportohet se janë lënduar lehtë disa nxënës. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe autoambulanca.

Etiketimet
Shperndaje