Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Pogradec, humb jetën 23-vjeçarja

Aksident në Pogradec, humb jetën 23-vjeçarja
April 24
09:19 2016

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Pogradec-Korçë, ku ka humbur jetën 23-vjeçarja F. Q. banuese në Vlorë. Mësohet se viktima drejtonte makinën tip “Benz” me targa AA282MG dhe si pasojë e shpejtësisë, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës.

Për pasojë, ajo ka mbetur e vdekur, ndërsa është plagosur një shtetas 29-vjeçar me iniciale E. M nga Pogradeci, i cili ishte pasagjer. Bëhet e ditur se ai u dërgua për mjekim në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Etiketimet
Shperndaje