Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në një fabrikë në Durrës, humb jetën adoleshenti

Aksident në një fabrikë në Durrës, humb jetën adoleshenti
August 27
10:55 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit me pasojë vdekjen e një adoleshenti dhe plagosjen e një burri.

Burime nga policia lokale kanë pohuar se rreth orës 14:00 të ditës së premte  në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës, tek firma e këpucëve duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K. L., 15 vjeç, banues në Durrës. I mituri kishte shkuar pranë objektit për të parë nga kureshtja.

Ndërkohë një 44-vjeçar punonjës i firmës së këpucëve i ka shkuar në ndihmë  të miturit dhe në tentativë për t’i shpëtuar jetën janë rrëzuar të dy në gropën e ashensorit. Si pasojë e rënies 15-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa punonjësi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje