Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në mes të bulevardit në Tiranë. Tabelat e reja të policisë

Aksident në mes të bulevardit në Tiranë. Tabelat e reja të policisë
November 20
14:15 2016

Disa aksidente të raportuara pa pasoja në jetët e njerëzve kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Një prej tyre, siç duket edhe nga fotot, ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërkohë që një tjetër është raportuar në kryqëzimin e “Zogut të Zi”.

Ajo që vihet re është mënyra e punës së policisë, me disa tabela që vendos në vendin e ngjarjes ku tregon arsyen se pse ka ndodhur aksidenti.

Konkretisht në aksidentin në foto, duket tabela që shkruan  “Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit shkaktoi këtë aksident” apo “Alkooli shkaktoi këtë aksident”.

Duket se kjo është një nismë e re e policisë për të sensibilizuar qytetarët për të qenë më të kujdesshëm në drejtimin e mjetit. /Blitz.al/

aksident

aksident-1

Komento
Shperndaje