Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Korçë, vdesin dy policë. Ministri Manjani shpreh ngushëllimet e tij

Aksident në Korçë, vdesin dy policë. Ministri Manjani shpreh ngushëllimet e tij
October 19
18:12 2016

Pasditen e sotme, në aksin rrugor Korçë-Bilisht ka ndodhur një aksident i rëndë ku janë përfshirë 5 punonjës të burgut të Drenovës.

Punonjësit e burgut ktheheshin nga ceremonia mortore e kolegut të tyre që vdiq nga kanceri dhe janë përplasur me një tjetër automjet.

Makina ku udhëtonin punonjësit e burgut dhe një furgon u përplasën duke shkaktuar 2 viktima dhe 3 të plagosur.

Në këtë aksident humbën jetën dy policët Fatmir Islami dhe Agim Beshi. Kanë mbetur të plagosur edhe 3 pasagjerë me iniciale L.K, N.O. dhe I.G. që udhëtonin me mjetin tjetër.

Ministri Ylli Manjani ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e punonjësve nëpërmjet një statusi në Twitter.

“Kanceri dhe aksidenti na rrëmbeu sot tre punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë. Tragjike! Ngushëllime familjeve!”- ka shkruar ai.

manjani

Komento
Shperndaje