Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident në Koplik, plagosen rëndë 3 persona

Aksident në Koplik, plagosen rëndë 3 persona
July 31
11:21 2017

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në Koplik të Malësisë së Madhe mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Koplik-Hani i Hotit, në afërsi të fshatit Bajzë.

Në të janë përfshirë dy automjete, “Crysler” dhe “Land Rover”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit tip “Crysler”, një 32-vjeçar nga fshati Selcë i Malësisë së Madhe, i cili udhëtonte i vetëm, ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu, edhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Land Rover”, 27 vjeç, nga Vermoshi, ndodhet në gjendje të rënduar.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 39 vjeç, pavarësisht dëmtimeve të marra, është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Blitz.al/

Share