Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Itali, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Aksident në Itali, humb jetën 17-vjeçari shqiptar
August 21
10:25 2016

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra si pasojë e një aksidenti të ndodhur në San Martino një ditë më parë. Viktima është identifikuar si Armando Bali, 17 vjeç, rezident në Terlizzi.

Lajmi është bërë me dije nga mediat lokale, të cilat kanë njoftuar edhe për viktimën tjetër, bashkëmoshatarin e shqiptarit, italianin Giuseppe De Chirico.

Në aksidentin me pasojë vdekjen e dy të rinjve u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, në të cilin udhëtonin dy 17-vjeçarët. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje