Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, vdesin një grua dhe dy vajza, 7 të plagosur

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, vdesin një grua dhe dy vajza, 7 të plagosur
July 24
14:32 2016

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Mashkullor dhe si pasojë kanë humbur jetën shtetësja A. Hasani, vajza e saj 2-vjeçare dhe një tjetër 12-vjeçare, përcjell Blitz.al.

Viktima Albana Hasani ishte punonjëse policie. Mësohet se vajza e saj kishte ngelur e bllokuar në mjet, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i të miturës tjetër. Shtatë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet e ditur se një prej automjeteve të aksidentuara është me targa të Zvicrës, me të cilën udhëtonin shtetas nga Kosova. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje