Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen rëndë dy shtetas

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen rëndë dy shtetas
November 03
10:39 2016

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në fshatin Luz. Shkak për aksidentin janë bërë terreni i lagësht si pasojë e reshjeve të shumta, si dhe shpejtësia përtej normave të lejuara nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy shtetas janë aktualisht në gjendje të rëndë pasi kanë marrë goditje të forta në trup. Ata janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje