Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Fushë-Krujë – Milot, djali i kryebashkiakut të Laçit përplas furgonin e policisë

Aksident në Fushë-Krujë – Milot, djali i kryebashkiakut të Laçit përplas furgonin e policisë
October 20
12:36 2016

Pas aksidentit të shënuar ditën e djeshme në Korçë, ku humbën jetën dy gardianë që ndodheshin në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident, një tjetër aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë – Milot, ku kanë mbetur të plagosur katër persona, ndër ta një efektiv policie.

Në aksident është përfshirë një automjet që drejtohej nga Klejdi Bardhi, djali i kreut të Bashkisë së Laçit dhe një furgon i patrullës së policisë.

Kanë mbetur të plagosur tre persona dhe një efektiv policie. Ky i fundit, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar në Spitalin e Traumës, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje