Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në Dibër, humb jetën 27-vjeçari

Aksident në Dibër, humb jetën 27-vjeçari
April 03
12:35 2016

Një aksident në fshatin Lurë është shënuar ditën e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçar. Në bazë të pohimeve të policisë, viktima është identifikuar si Fatjon Kaci 27 vjeç, i cili udhëtonte në një makinë tip “Land Rover” me dy persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, makina ka dalë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Lurë në Dibër.  Makina ka qenë nën drejtimin e shtetasit Ndriçim Cuku , 30 vjeç, nga fshati Lurë e Vjetër. Ndërkohë mësohet se po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i shkaktoi vdekjen të riut nga Dibra.

 

Shperndaje