Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident në Bllok/ Makina kthehet përmbys, shoferja përfundon në spital

January 14
12:35 2020

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në zonën e Bllokut, në Tiranë.

Nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur fare pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe mësohet se mjeti drejtohej nga një grua.

Ndërkohë, në vendngjarje menjëherë mbërriti ambulanca, e cila ka transportuar në spital shoferen, gjendja e së cilës nuk dihet ende me saktësi. \Blitz.al\

Burimi: Balkanweb

Share