Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën shtetësja

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën shtetësja
December 20
22:21 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë

Më datë 20.12.2016, rreth orës 17:30, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë një qendre tregtare, drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, shtetasi A. F., 26 vjeç, ka aksidentuar shtetasen, N. L., 45 vjeçe, e cila është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Rreth orës 20:40, kjo shtetase ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje