Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën një person

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën një person
November 15
11:07 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 15.11.2016, rreth orës 10:35, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi I. N., ka aksidentuar shtetasin me iniciale A.F 60 vjec, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Sipas informacioneve mendohet që viktima të jetë një punëtor i  bashkisë që po punonte në këtë aks rrugor. Po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje