Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin Vlorë-Fier, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Aksident në aksin Vlorë-Fier, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur
June 28
11:01 2016

Një person ka mbetur i vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të shënuar në aksin rrugor Vlorë-Fier. Nga të dhënat zyrtare, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në afërsi të “Kripës”.

Furgoni i mallrave por që po transportonte njerëz, me targë AA050EK me drejtues shtetasin 22-vjeçar M. H ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore. Ende nuk dihen emrat e të plagosurve dhe viktimës, ndërkohë që ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje