Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin Tiranë-Peshkopi, 7 të plagosur

Aksident në aksin Tiranë-Peshkopi, 7 të plagosur
October 15
17:09 2016

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Tiranë-Peshkopi.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së një autobusi me një tjetër automjet kanë mbetur të plagosur shtatë persona, katër prej tyre me plagë më të rënda. Njëri prej të plagosurve është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Burime të policisë bëjnë me dije se aksidenti u shënua në afërsi të vendit të quajtur “Tri çezmat”. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. /Blitz.al/

Shperndaje