Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin Shupenzë – Bulqizë, 4 të plagosur

Aksident në aksin Shupenzë – Bulqizë, 4 të plagosur
October 15
18:36 2016

Nga Anduena Llabani

Rreth orës 16:30,  te “Tri çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë –Bulqizë ka pasur një përplasje mjetesh.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë rrugore si dhe grupi hetimor dhe ka rezultuar se:

Automjeti furgon me targa AA925FO, me drejtues M.H., që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi, është përplasur me automjetin “Pezho” me targa AA714MU, me drejtues E.T., që lëviste nga Peshkopia për në Tiranë.

Si pasojë janë dëmtuar, në gjendje të rëndë, dhe janë transportuar me helikopter drejt Tiranës shtetasit:
F. H. rreth 40 vjeç dhe N.I. rreth 65 vjeç.

Janë plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën shtetësja G.T, 18 vjeçe nga Dibra, e cila po transportohet për në spitalin e Peshkopisë, si dhe L.L , 59 vjeçe, nga Tirana që po transportohet me ambulancë për në Tiranë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme./Blitz.al/

imageimage

 

Shperndaje