Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin rrugor Lezhë – Tiranë. 2 të rinj nga Bulqiza humbin jetën

Aksident në aksin rrugor Lezhë – Tiranë. 2 të rinj nga Bulqiza humbin jetën
July 26
13:18 2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë – Tiranë ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj dhe tre të tjerë janë plagosur.

Bëhet fjalë për një përplasje të ndodhur në orët e para të mëngjesit mes dy automjete, një ‘Benz’ me targa TR0143M, me të cilin udhëtonin dy persona dhe një tjetër “Benz” me targa LA9785A, që drejtohej nga shtetasi B.M, i cili udhëtonte bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij. Dy shtetasit Defrim Balla 25 vjeç dhe Agron Rushiti, 20 vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes.

Tre të plagosurit e tjerë janë dërguar drejt spitalit ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje