Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon jashtë rrugës

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon jashtë rrugës
November 21
10:54 2019

Një makinë ka përfunduar jashtë rruge, pasi u përplas me një tjetër mjet në aksin rrugor shumë problematik, Lezhë-Shkodër. Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm dhe sic mund ta shihni nga fotoja, njëra prej makinave ka përfunduar në arën përbri rrugës.

 

Raportohet se personat që ndodheshin në autoveturë, fatmirësisht kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Share