Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën shtetasi

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën shtetasi
November 14
09:28 2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Si pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe është plagosur një tjetër. Mjeti me targa  AA 976 OL ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 3 metra poshtë saj, në pjesën përballë liqenit të Viroit.
Mësohet se makina ka qenë në pronësi të Sokol Lushës, ushtarak me pagesë, i cili për pasojë humbi jetën. Raportohet se viktima sapo kishte mbaruar shërbimin e punës. Ndërkohë, identiteti i të plagosurit nuk dihet ende.  Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes,  shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të  automjetit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje