Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, vdes tragjikisht 23-vjeçarja

Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, vdes tragjikisht 23-vjeçarja
November 21
12:53 2017

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç. Mësohet se një makinë me targa kosove  ka përplasur për vdekje një këmbësore pranë fshatit Gjormë. Viktima është Davida Doda, 23 vjeçe.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Informacion paraprak

Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se: Automjeti me targa 01-959 KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.N.,23 vjeçe. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

/Blitz.al/

Shperndaje