Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd. Vetura përplaset me një autobot

September 08
18:49 2016

...

Pasditen e sotshme ka ndodhur një aksident në aksin Elbasan-Librazhd.

Një veturë është përplasur me një autobot nafte në hyrje të Librazhdit duke tentuar ta parakalonte atë. Në veturë ndodheshin 2 persona, shoferi i së cilës ka arritur të dalë pa patur dëmtime kurse pasagjeri është bllokuar brenda në makinë.

Dëshmitarë okularë janë shprehur për Blitz.al se kanë tentuar të nxjerrin pasagjerin nga makina por deri tani ka rezultuar pa sukses. Nga ky aksident nuk ka të lënduar dhe viktima por ka veç dëme material. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila do ta shqyrtojë më tej ngjarjen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje