Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident në aksin Bulqizë- Peshkopi

Aksident në aksin Bulqizë- Peshkopi
March 24
09:51 2016

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe për pasojë tetë persona, të cilët udhëtonin në një furgon, janë plagosur rëndë. Furgoni i pasagjerëve me targë AA 174 FF, i cili udhëtonte në aksin Bulqizë- Peshkopi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në Fushë-Bulqizë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt për të marrë mjekimet e nevojshme. Shkak kryesor i aksidentit mësohet të ketë qenë lagështia e rrugës dhe shpejtësia e lëvizjes së mjetit.

 

Shperndaje